Ditën e shtune, në Katërkollë të Anës së Malit, Fondacioni Humanitar Shqiptaro-Amerikan ‘’Trojet tona’’ për të gjashtin vit me radhë ka ndarë ndihma për familjet më në nevojë, shkruan Ulqini Online.

Siç mësohet nga aktivistat e këtij fondacioni në vendlindje, përfitues të kësaj ndihme janë 13 familje fëmijët e të cilëve janë pa njërin ose të dy prindërit. Poashtu është ndarë ndihmë edhe për 6 familje prindërit e të cilëve janë me nevoja speciale kurse fëmijët janë në moshë më të vogël se 18 vjet ose më të mëdhenj por që janë në studime. Kategoria e fundit që kanë përfituar ndihmë këtë vit janë 12 familje me kushte më të vështira për jetë.

Vlera e përgjithshme e ndihmave të ndara është 28500$.

Përfituesit e kësaj ndihme kanë fjalët më të mira dhe falenderimet më të përzemërta për donatorët të diaporës sonë por edhe për aktivistët në diasporë dhe në vendlindje të këtij fondacioni tashmë shumë të njohur.

Puna e Fondacioni ‘’Trojet tona’’ gjatë këtyre viteve është e jashtëzakonshme dhe pothuajse këtë e kanë ndjerë në një ose formë tjeter të gjitha familjet jo vetëm në Anë të Malit por edhe më gjërë.

By admini