Shkruan: Esat Mehmeti

Viti i Ri po afrohet dhe kjo është një mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime pozitive në jetë. Viti i Ri shënon një fillim të ri dhe së bashku me të vijnë sfida dhe ndryshime të mëdha.

Viti i Ri po troket dhe ditët me shpejtësi po rrokullisen në kalendar. Kështu edhe pak ditë na ndajnë nga fundi i vitit të vjetër, teksa po afrohet Viti i Ri. Kështu, po lëmë pas edhe një vit të zakonshëm, vit që nuk solli ndryshime të dukshme në përditëshmerinë tonë, por kaloi si zakonisht me hallet e përvitëshme. Kështu, iku edhe një tjetër vit, duke i lënë vendin një tjetri. Ky vit na iku përmes sukseseve, dështimeve, luftës për mbijetesë, apo përballjeve për një të ardhme më të bukur.

Viti i Ri është asociacion i bashkimit në familje, i dhuratave dhe disponimit të mirë. Por fatkeqësisht, jo të gjithë kanë mundësi ta përjetojnë këtë ndjenjë të bukur. Të nxitur nga ajo që të bëjmë diçka të mirë, të mundohemi që, së bashku të përcjellim mesazhet më të bukura, së paku t’u falim buzëqeshje dhe dashuri të tjerëve që në mënyrë të denjë t’a presin edhe ata sa më mirë Vitin e Ri. Jo vetëm sot, të dëshirojmë që çdo ditë e tyre të jetë e bukur !

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ashtu si në shumë vende të tjera edhe në mjedisin tonë kanë filluar parapërgatitjet si; zbukurimi i qytetit dhe mbajtja e disa aktivitetetve kulturo-sportive. Magjia e festive po arrin dhe të shijojmë së bashku. Ndonëse në thelb festa e Vitit të Ri simbolizon lënien pas të një viti për të hyrë në një vit tjetër dhe kryefjala e ditës është festa e Vitit të Ri.

Shpesh shtrohet pyetja, pse vallë themi Viti i Ri, kur jemi për një vit më të vjetër ?!  Themi se; Viti i Ri shënon një fillim të ri dhe së bashku me të vijnë sfida dhe ndryshime të mëdha. Viti i Ri është një kapitull i ri, është një varg ngjarjesh të reja, ose e njëjta histori e vjetër. Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin.

Kjo natë kaq e shumëpritur nga të gjithë festohet ndryshe në vende të tjera të  botës, por në shumë kultura, kjo festë, pothuaj festohet në të njëjtën mënyrë. Vitini Ri i kalendarit Gregorian sot, pothuaj në barë botën, bie në 1 janar. Ka edhe kalendarë që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian, data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri, duke u bërë një festë e përbashkët pothuaj për të gjithë. Me përhapjen e kulturës perëndimore, në shumë vende të botës kalendari Gregorian është  miratuar si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është pranuar si dita e parë e viti.

Fillimi i Vitit të Ri, pritet me festë nga e gjithë bota. Bota moderne e feston në mënyra të ndryshme. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart në vehte mesazhe. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura.Viti i Ri po vjen dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Festa zgjatë dy ditë dhe më pas, jeta kthehet në normalitet. Ne, në këtë kohë kemi nevojë më tepër se kurrë, për një fjalë të ngrohtë, për shpresë dhe optimizëm, për tolerancë dhe dashuri më shumë ndaj njëri-tjetrit. Andaj, me rastin e Vitit të Ri, pothuaj të gjithë dërgojmë dhe marrim urime për një vit sa më të mirë e të begatë, me pak halle dhe jetë më të lumtur.

Mirëpo, në anën tjetër, Ne, as këtë vit nuk arritëm ndonjë përmirësim të dukshëm edhe përkundër asaj që dikur, trumbetohej së do të sjellim ndryshime në të mirë të të gjithve. Por, jo, gjithnjë vazhdojmë me “avazin “e vjetër, që ta ruajmë trajtimin e më të pazhvilluarit, e të dobëtit. Çdo ditë e më shumë rëndohet jeta e qytetarëve nga rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe numëri i shtuar i papunësisë.

                Festat e fundvitit  krijojnë fluks mërgimtarësh.

Festat e fundvitit karakterizohet me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Tashmë, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në vendlindje, andaj dhe refreni i ditës është kthimi i bashkatdhetarëve tanë.Ata kanë ardhur dhe gjithnjë po vijnë në vendlindje për të festuar së bashku me familjen. Prania e tyre dhe e automjeteve me targa të huaja vërehen në komunikacion, parkingje e kudo tjetër, ndërsa mërgimtarët që takuam rrugëve të qytetit, thonë se gjithmonë kur vijnë këtu e ndjejnë veten si në shtëpi. Këta nuk e fshehin mallin për të afërmit dhe për vendlindje e tyre. Në sytë e tyre lexohet nostalgjia e shtuar.

Kthimi i mërgimtarëve, për pushime në vendlindje është shndëruar në një festë, jo vetëm për familjet, por edhe për qytetarët në përgjithësi. Mërgimtarët po i japin një gjallëri vendit, jo vetëm me praninë e tyre fizike, por edhe me shpenzimin e parave që e bëjnë gjatë periudhës së pushimeve të tyre.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në mërgim, asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e lindjes dhe njerëzit e tyre, por  padyshim më të gëzuarit në këtë rast janë familjarët e tyre për praninë fizike të tyre për të festuar së bashku. Disa preferojnë të vijnë me vetura, të tjerët me autobusë e aeroplanë, por me këtë të fundit shumë pak vendosin të udhëtojnë, pasi siç pohojnë disa nga ato, çmimet e biletave të aeroplanëve janë më të larta.

Në anën tjetër, si pasojë e motit të ligë, ato po përballen edhe me vështërsi të ndryshme. Nisur nga përvoja, moti i ligë shkakton vonesa të theksuara në mbërritjen e trageteve në portet e ndryshme. Ndërkohë, pritjet janë dukuri e rëndomtë edhe në pikat kufitare. Duke iu referuar mjeteve të informacioneve publike, del së; Qendrat për Menaxhimin e rrugëve kanë njoftuar se të gjitha rrugët që shpijnë  për në pikat kufitare janë të kalueshme.

Andaj, në këtë festë të përbashkët, t’I  falim më shumë dashuri  ndaj njëri- tjetrit ! Urojmë që të këqijat t’i lëmë pas e ky vit të jetë i mbarë për të gjithë. Lë t’ju sjell ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht, lë të jetë vit i realizimeve të ëndërrave  dhe dëshirave. Zoti le t’ju dhurojë atë që më se shumti dëshironi dhe lë t’ju ruajë atë që Ju posedoni ! Festa e Vitit të Ri lë t’ju mbush zemrat me gëzime dhe plotë dashuri !

Për çdo dhimbje, Zoti ju dhuroftë një buzëqeshje dhe për çdo problem, një zgjidhje të duhur !

Gëzuar  Vitin e Ri ! /Marrë nga “Koha javore“/

By admini