Shtëpia e shëndetit në Ulqin është kthyer ndoshta në institucionin më të mirë në komunën tonë, falë angazhimit dhe përkushtimit të drejtoreshës Sadije Hollaj. Është njëri ndër tregimet më pozitive dhe më të bukur dhe e gjithë kjo falë menaxhimit perfekt në tre vjeçarin e fundit, shkruan Ulqini Online.

Investimi në kuadrin profesional ndoshta mund të jetë pika më e fortë dhe sipas të gjitha gjasave e realizuar me koshiencë të plotë nga drejtoresha Hollaj. Përballimi me sukses i një prej kohërave më të vështira në komunën tonë, koha e pandemisë Covid -19, ku pacientët në qytetin tonë merrnin shërbimin e duhur mjekësor shumë lehtë dhe në shumë pika, jo vetëm në Shtëpinë e shëndetit ishte poashtu një sukses në vehte. Punësimi i të rinjëve ku veçohet punësimi i mjekëve, motrave medicinale dhe teknikëve mjekësor ka bërë që shërbimi ndaj pacientit të jetë në nivel të duhur.

Shërbimi ndaj pacientëve ka mbetur dhe vazhdon të jetë në nivele të larta edhe në këtë kohë. Shumë qytetarë flasin me fjalë miradie për punën e mirë që është bërë dhe po bëhet.

Por drejtoresha nuk është ndalur me kaq. Ajo ka lobuar dhe ka fituar atë që as edhe një udhëheqës i mëparshëm nuk e ka bërë në nivele të tilla duke ju mundësuar mjekëve të rinj fitimin e specilizimeve të shumta dhe atë në profileve të ndryshme. Një gjë e tillë ka qenë ëndërr dhe në shumicën e rasteve edhe e parealizuar e gjeneratave të mëhershme të mjekëve në qytetin tonë.

Punimet në infrastrukturë, ndërtime të reja, mermetime të shumta janë edhe një tregues tjetër që menaxhmenti i ketij institucioni i ka dhënë rëndësi të madhe. Aktualisht është duke u ndërtuar një ashensor që për pacientët do të ketë vlerë të madhe. Inaugurimi i tij pritet të bëhët shumë shpejt. Poashtu punime ka pasur dhe ka edhe në Ambulancën në Katërkollë e cila poashtu funksionoi më së miri në këtë kohë mjaft të vështirë.

Prandaj duhet mësuar nga ky shembull. Përzgjedhja e udhëheqësve të institucioneve me rëndësi të veçantë ku në rend të parë është profesionalizmi, përkushtimi dhe puna e palodhshme duhet të jetë shembull për të gjithë ata persona që kanë sado pak ndikim në zgjedhjen e kuadrove në pozita udhëheqëse.

By admini