Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është kualifikuar në Kampionatin Evropian. Të premten mbrëma në Moldavi, kuqezinjtë morën pikën që u duhej për ta siguruar paraqitjen në “Gjermania 2024”. Moldavia e Shqipëria barazuan 1:1 dhe ky rezultat i mjafton Shqipërisë për t’i kualifikuar për herë të dytë në ngjarjen e madhe të futbollit, shkruan Koha Net, transmeton Ulqini Online.

Sokol Cikalleshi kaloi në epërsi 1:0 Shqipërinë me golin e shënuar në minutën e 25-të. Penalltinë e siguroi Taulant Seferi që u pengua në zonë. Moldavët barazuan në minutën 87-të.

Shqipëria është paraqitur në Euro 2016 dhe tani ka siguruar Evropianin për herë të dytë. Madje në mënyrë më impresive se në herën e parë.

By admini