Nimanbegu: DORËHEQJA NGA MANDATI I DEPUTETIT ËSHTË NJË AKT POLITIK
Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, thotë se dorëheqja nga mandati i deputetit është një akt politik për të shpëtuar votuesit e partisë nga pjesëmarrja në Qeveri, e cila, sipas tij, është drejt rrezikimit të progresit, të rrugës së Malit të Zi në NATO-s dhe BE. Ai tha për emisionin “Stav” të Transmetuesit publik, se nuk beson se qeveria e sapozgjedhur do të ketë rezultate të mira. Nimanbegu thotë se dorëheqja e tij u vlerësua nga votuesit e Forcës, transmeton Ulqini Online.
Nuk është vetëm një qëndrim etik, por edhe politik, nuk është vlerësuar vetëm nga votuesit tanë, por edhe nga të gjitha partitë e tjera. Ne nuk mund të hyjmë në pushtet me çdo kusht dhe duhet të theksohet qartë problemi, që është politika shumëvjeçare që bëhen nga Beogradi. Është e qartë se pa dialog politik në nivel të Ballkanit Perëndimor, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk do të kemi stabilitet, tha Nimanbegu.
I pyetur nëse do të largohej edhe nga posti i liderit të partisë, Nimanbegu tha se do të mendojë edhe për këtë vendim. Megjithatë, siç shtoi ai, akti i dorëheqjes nga posti i deputetit i ka dhënë Forcës një cilësi të re.