Në moshën 63 vjeçare në ShBA ndërroi jetë veprimtari, aktivisti dhe humanisti i dalluar i komunitetit tonë Xhevdet Hajdari.

Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme pikëlloi pa masë njerëzit që e njihnin por edhe të gjithë komunitetin tonë në ShBA si edhe këtu në vendlindjen e tij.

Xhevdeti ka lindur në fshatin Zenelaj të Anës së Malit. Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 12 vjeçare me familjen e tij: babain e tij Halitin, nënën Hajrijen dhe vëllain e tij Zaimin.

Xhevdeti do të mbahet mend për humanizmin e tij të rrallë por edhe ndihmat e shumta që ka dërguar në vendlindje. Projekti madhor i tij, së bashku me bashkëshorten Margaret me të ciën jetoi 40 vite se bashku, është Parku i Familjes Hajdari në Zenelaj të Anës së Malit. Ky është një park unik dhe i vetëm në krejt Komunën e Ulqinit por ndoshta edhe me gjërë.

Njerëz të tillë si Xhevdeti nuk vdesin kurrë pasi vepra e tyre do të kujtohet gjatë.

By admini