Vikendin e parë të muajit shtator në Tara në Serbi u mbajtën garat sportive të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga të gjitha komunat e Malit të Zi. Në këto lojëra morën pjesë edhe mësimdhënësit e qytetit të Ulqinit.

Mësimdhënësit nga Ulqini morën pjesë në shumë disiplina por suksesin më të madh e arritën në volejboll, kërcim së gjati dhe basket, shkruan Ulqini Online.

Në një konkurencë prej 18 ekipeve nga komunat në Mal të Zi ata arritën të shpallen kampion në sportin e bukur të volejbollit. Ndeshja gjysëmfinale kundër ekipit të Podgoricës ishte ndeshje në vehte. Në praninë e numrit rekord të shikuesve, Ulqini fiton me përbysje me rezultatin e ngushtë 2:1.  Në ndeshjen finale fitorja ishte më e lehtë.

Poashtu sukses arritën edhe në disiplinën e kërcimit së gjati ku arritën të dalin poashtu kampion.

Në sportin e basketit ekipi mësimdhënësve të qytetit të Ulqinit u shpall nënkampion. Në garat e basketit pjesmarrja ishte më masivja nga të gjitha sportet.

Sporti më popullor futbolli kishte garën edhe më të forte ku pothuajse të gjitha ekipet ishin të përgaditura mire dhe gara sportive nuk mungoi. Në këtë sport ekipi i mësimdhënësve nga Ulqin fitoi vendin e katërtë dhe mbeti pa medalje pasi në ndeshjen për vendin e tretë nuk u paraqit fare. Në të njëjtën kohë kishin ndeshjen finale në volejboll ku të njëjtit mësimdhënës luanin të gjitha sportet.


Në mbëmjen solemne të ndarjes se shpërblimeve, referet e të gjitha sporteve vendosen që ekipi më fer-plej të jetë ai i qytetit të Ulqinit.

Profesori i Edukatës fizike, Senad Tafa shprehet se edhe pse këto gara kanë karakter rekreativo-sportiv, lufta për fitore ishte shumë e fortë dhe rezultatet e mësimdhënsëve nga qyteti jonë marrin në vlerë. Ai potencon se më së shumti i gëzohet çmimit të ekipit më fer-plej nga të gjitha sportet dhe se ky është çmimi më i madh që kemi marrë.

By admini