Duket se ne qytetet tjera në Mal të Zi biznesi i qiramarrjes së plazheve ka filluar të zbehet por që një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Ulqinin. Në qytetin tonë duket se biznesi i qiramarrjes së plazheve akoma është fitimprurës.
Por për një plazh në qytetin tonë, Plazhi i Kruçit, duke se nuk ka interesim për marrje me qira. Në tenderin e parë nuk ka pasur të interesuar ndërsa në tenderin e ri çmimi fillestar për marrje me qira është 500€, shkruan Vijesti.
Në bregdetin e Malit të Zi, prej 61 plazheve plot 40 janë në tenderin e përsëritur pasi në të parin nuk ka pasur të interesuar dhe se për të gjitha këto çmimi fillestar është 500€.