Përse Mali i Zi votoi kundër rezolutës e cila dënon djegien e librit të shenjtë të Kur’anit? Qëndrimi i diplomacisë së Malit të Zi në Këshillin për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (UNHRC) jo se habit, por është zhgënjyes dhe krejtësisht i gabueshëm dhe totalisht i dëmshëm, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Forca së Re Demokratike.

Forca e Re Demokratike dënon ashpër votimin kundër që Mali i Zi ndërmori me 12 korrik ndaj Rezolutës e cila dënon urrejtjen fetare që përbën nxitje për diskriminim, armiqësi dhe dhunë.

Diplomacia e cila ka Ministër dhe Qeveri teknike bëri një gabim të cilin as që e kemi prit, por e cila nuk ka shpjegim racional.

Votimi i tillë tregon se si është i katandisur sistemi qevërisës nga kompromiset dhe populizmi ekstrem në të cilin mbijeton ditët e veta në pushtet.

Mali i Zi është shtet laik dhe votimi pro rezolutës do kishte treguar se Mali i Zi qeveriset me frymën e bashkëjetësës dhe tolerancës fetare si vlerë e çmuar, e jo ndasi dashakeqe e shkurtëpamëse.

Ritheksojmë që Forca e Re Demokratike distancohet nga votimi turpërues duke veçuar atë që kemi potencuar se qeverisja nuk don fjalë e llafe, por punë, dituri e vepra, përfundon kumtesa për opinion të Forcës së Re Demokratike.

By admini