Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Ulqin dhe Sekretariatin për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm pranë Komunës së Ulqinit, organizon ekspozitën “Arkitektura në kontekst tradicional” dhe promovimin e dy monografive “Arkitektura vernakulare” dhe “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë” të Prof. Asoc. Dr. Flamur Doli, arch, thuhet në një kumtesë për opinion të IP “Qendra për Kulturë – Ulqin”.
Hapja e ekspozitës dhe promovimi i monografive do të bëhet të premten, më 28 prill 2023 në Galerinë e Qendrës për Kulturë, me fillim në ora 18:00.