Nga Haxhi Zeneli

Një popull është i ç’liruar kur ai ç’lirohët nga mentaliteti i ti i sëmuar nga bazat diskriminuese ndaj më të dobëtit dhe mundohët ta shkfrytzojë dhe ta eliminojë për shkak të sëmundjes së egoizmint apo maçoizmit të ti të trashiguar nga të parët e ti apo rrethit dhe shoqërisë se ku ai është zhvilluar.

Nëse smundjet e tilla duken normale tek një shoqëri apo edhe tek një popull, atëherë i gjithë ai popull duhet trajtuar dhe sheruar nga këto smundje.

Mendojë se nuk ka gjë më të shëmtuar dhe më të ligë se sa një mashkull të abuzojë me një femër,e cila është nëna,motra apo vajza e dikuj. Këto dukuri në shoqërinë tonë për fatin e keq, kanë ndodhur dhe po ndodhin ende edhe sot, dukuri që është përcjellur brez pas brezi dhe gjithnjë vazhdon të përcillët tek brezat e rinj, të cilët shofin nënat, motrat apo vajzat e tyre duke u abuzuar, bullizuar apo edhe privuar nga jeta.

Mënyra e trajtimit të femres si një qenje e rendit të dytë,me iden se ajo duhet ti nënshtrohët një mashkulli apo më sakt bashkshortit të sajë nuk ka filluar “dje”,ajo i ka rrënjët që në Mesopotamin e lashtë,ku pastaj kjo ide vazhdojë edhe me paraqitjen e feve,duke filluar që nga krishterizmi,pastaj kaloj në smundje ngjitse tek mbarë njerëzimin.

Dhe që nga ajo kohë shqoqëria po përballet edhe sot me këtë fenomen trishtues dhe diskriminues ndaj femrës. Sot mundohën disa religjione ta paraqesin femren si të barabartë,por kjo mbetet më shumë si një teori nga foltoret e tyre.

Po të shikoni disa media sot!shifet qartë se si trajtohët femra në fjalorin e tyre!.

Disa nga klerikët as që nuk e mshefin fare në ligjiratat e tyre si udhëzime:”se si femrat duhet të sillen në shoqëri,si të vishen,ndërsa meshkujt lihën në lirin e tyre.Në fakt populli ynë kanë thurur edhe vargje të turpshme të cilat i kanë marr sikur”fjalë të urta”,por në fakt këto janë fjalë diskriminuese dhe denigruese për femren.Ja po ju rikujtojë disa nga këto,për shembull:”gruja edhe nëse nuk ka faj,duhet me e rrahur njëherë në javë,për të ja kujtuar se kush është zot shpije”,”Sherri i burrit është grueja”,”Një burr e vyen një gru,sa do që një mashkull është i keq”,”Grueja duhet të ja laj kamet burrit dhe të ja pi ujin”,”Zoti grues është burri”,apo një tjetër thënje më trishtuese,”aty ku burri i bjen gruas,nuk e djegë zjarri i xhehnemit (ferrit) etj, etj. Pra i gjith ky ofendin ndaj femres duke harruar se ato janë nënat, motrat dhe vajzat tona, që na rritën me shumë mundime dhe sakrificë.

Duhet të theksojë se nuk mundemi ti përgjithësojmë të gjithë shoqërinë, për fat të mirë kemi edhe të tillë që vlerësojnë nënat dhe motrat por flasim për një pjësë e cila e ka për krenari që këto abuzime ti përcjellin edhe tek brezat e ardhëshëm,nëpër mes të ligjiratave fetare dhe nëpër media dhe vidio inçizime të shumta në”YouTube”,kjo është mjaft shqetësuese dhe tronditëse,për një shoqëri e cila pretendon të jetë zemër gjërë,humaniste,besimtare dhe më në fund civilizuese.

Mrekullin e nënave,motrave e vajzave tona të cilat Zoti i ka ngritur në një shkallë më të lartë,dhe i ka bekuar ata me emrin magjik të quajtur Nënë,e ka bekuar si krijuese te jetës,pa nënë s’ka jetë.

Gjerësa të gjithë thrrasim Nënë!atëherë duhet të pyesim se ku e morën iden që femra të trajtohët si qenje e rendit të dytë,përse u manipulu me femren?Kur dihët se gjatë gjithë historis femra ka pasur dhe ka një rëndësi të jashtzakonshme në të gjitha kohërat,që nga krijimi i njeriut të parë.Nëse nuk besojmë evolucionin e qenjës njerëzore,atëherë po i referohemi një historije tjetër që i takon besimit hyjnor.

Sumeret e lashtë thuhet se e kanë lënë historin të shkruar në pllakat e argjirit në Mesopotami,nga ai vend ku rrodhi edhe feja,sipas Sichin,ku thuhët se:Zoti që na krijojë ishte femer e quajtur”Ninmah-Nin-Ti”(Nin që do të thotë femer,kurse “Ti” do të thotë jetë)e quajtur”femra e jetës”,që krijuan Adamu dhe Tiamat(Adamin dhe Even),në kopshtin Eden(Garden of Eden) në Sumeri.

Andaj kurë dëgjojme ende për manipulimet ndaj femres,se si ajo trajtohët duke abuzuar,nënçmuar,degraduar mizorisht edhe eliminuar fizikisht,duke mos e kursyar atë edhe para fëmive të sajë,ku e gjithë kjo bëhet nga bindjet e meshkujve të dobët dhe të indoktrinuar nga shoqëria përrreth tyre,të cilët janë edukuar dhe ushqyar me ato proverbat popullore të liga,që mendojn se femra është rob i tyre,dhe kanë të drejtën të bëjnë çfarë të duan me te, duke harruar se edhe ata ishin të ushqyar me gjirin e një femre, që quanin NËNË.

8 Mars 2023

By admini