DUHANIEkipi mobil i administratës doganore sekuestroi sasi të vogla  të duhanit rë prodhuar kryesisht në zonën e Krajës. Siç mësohet, aksionin e realizuan ditën e premte e cila është edhe ditë tregu në Ulqin.

Katër banorëve nga Kraja R. M., M. D, H.D. dhe S. Gj u janë sekuestruar gjithsej 20 kg duhan dhe u janë shqiptuar dënimet prej  134 €, shkruan Vijesti.

Kultivimi i duhanit në Krajë ka rrënjë të kahmotshme dhe se shumë kranjanë këtë e kanë edhe burim të vetëm të jetesës. Shumë vitë më parë në Krajë ka funksionuar edhe fabrika e përpunimit të duhanit e cila tani nuk funksionon më.

By admini