
Shtëpia e bukur dhe kopshti që e rrethon shtëpinë i kontribojnë përshtypjeve që do t’i krijojnë mysafirët për shtëpinë ku jetoni. Pamja nga brenda shtëpisë, në botën jashtë, dhe njëherit edhe pamje në kopshtin tuaj, mund të jetë pasqyrë e mënyrës dhe stilit tuaj të jetesës.
Me kujdesin e njëjtë që rregulloni hapësirën tuaj të banimit, do të duhej të rregulloni edhe kopshtin. Stilin tuaj personal mund ta shprehni edhe me përzgjedhjen e gjërave të imta në kopsht, nga enët për lule, garnitura e kopshtit, ndriçimi e të tjera. Përzgjedhja e elementeve të kopshtit, varet nga pritjet e pronarëve që i kanë për kopshtin. Në kopshtet e vogla të qytetit, primare është krijimi i mbrojtjes nga era, ndërsa pjesa më e dobishme e kopshtit, padyshim se është tarraca. Mbrojtja nga erërat është me rëndësi edhe jashtë qytetit. Para fillimit të punëve në kopsht, është me rëndësi planifikimi, pasi që më vonë është vështirë me lule të “kamuflohen” gabimet. Pamjes së bukur të kopshtit, padyshim se i kontribuojnë rrethojat, shtigjet, garniturat e kopshtit, elementet dekoruese, lulet, fontanat, ndriçimi e të tjera, kështu mendojnë specialistët e kësaj fushe.
Qyteti i Ulqinit shquhet për shtëpi të bukura por që e njëjta gjë nuk mund të thuhet në masë të madhe edhe për kopshtet që rrethojnë shtëpinë. Dëshira për një dhomë më shumë që do ti shërbente buxhetit të tij familjar i ka bë pronaret e shtëpive që të harrojnë këtë element shumë të rëndësishëm.
Për lexuesit tanë kësaj radhe po sjellim pamjet shtëpisë së Rexhep e Nebije Lika nga fshati Brajshë e Anës së Malit. Nga pamjet mund të shihet se si shtepia ashtu edhe kopshti është rregulluar me kujdes dhe pasion të veçantë. Shijoni pamjet.