Ilustrim

”Millo Gjukanoviq është miku im dhe do të jetë gjithmonë mik, e kam përkrahur në një moment të vështirë sepse ai mbrojti bashkëpunimin multietnik… Por kjo nuk më pengon dhe nuk mund të më ndalojë të them bazuar në faktet se Dritan Abazoviq është një fenomen. Ai është një fenomen i pabesueshëm në rajon, në politikë. Për mendimin tim, ai është i vetmi, në mos gaboj, që arriti të krijojë një lëvizje që ka në qendër qytetarët, e cila në vetvete është multietnike, e hapur për të gjithë”, kështu tha kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për A plus TV, transmeton Ulqini Online.

Rama foli edhe për problemin e Kosovës, marrëveshjen franko-gjermane që i ofrohet Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq…

“E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt”, komentoi Rama.

By admini