Për afër më shumë se një dekadë Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi vazhdon të mbetet një ndër burimet kryesore për realizimin e projekteve të shqiptarëve. Gjatë këtyre viteve ka qenë mjaft i madh numri i projketeve që kanë marrë dritën e gjelbërt për përkrahje financiare nga ana e këtij institucioni.
Në morinë e shumë projekteve edhe projketet e shqiptarëve që kanë fituar përkrahje nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi janë nga fusha të ndryshme ku duhet te veçohen: ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të popullit minoritar ose të komunitetit kombëtar minoritar; pajtueshmëria e projektit me dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi; kontributi në bashkëpunim ndërkulturor dhe në zvogëlim të distancës etnike; promovimi i frymës së tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe respektit e mirëkuptimit të ndërsjelltë.
Sipas rregullave të përpiluara nga udheëheqësia e këtij instucioni të drejtë pjesmarrje në konkurset e këtij fondi kanë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizik, aktivitetet e të cilëve janë të drejtuara drejtë mbrojtjes dhe zhvillimit të veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të popujve pakivë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare si dhe pjesëtarëve të tyre, në fushen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Pas dorëzimit të projekteve të përpiluara nga ana e palëve të interesuara komisioni pranë këtij fondi nëpërmes faqes së vet publikon të gjithë projektet fituese por edhe ata të cilët nuk mund të jenë në listën e fituesve.
Si edhe në vitet e kaluara edhe këtë vit mjaft projekte nga pjestarët e popullsisë shqiptare kanë marrë dritën jeshile nga ky fond. Një ndër këta projekte është edhe projekti ”Shkruaj dhe lexo në gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 20222.
Më poshtë është lista e plotë e projekteve fituese për vitin 2022 ne mes të cilave janë edhe ata të shqiptarëve.
Temë nga projekti “”Shkruaj dhe lexo në gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2022”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.