Të gjitha burimet lokale dhe rajonale thonë se qeveria jonë do t’i bashkohet Ballkanit të Hapur në dy ditët e ardhshme, kështu tha Gordana Gjuroviq, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik në panelin me titull “Rendi botëror pas luftës në Ukrainë”, transmeton Ulqini Online.

Ajo shtoi se shpreson që kjo të mos ndodhë, sepse sipas vlerësimit të saj, për këtë nuk ka nevoje politike as edhe ekonomike.

Ajo vlerësoi se Ballkani i Hapur është një nga reflektimet e luftës në Ukrainë në hapësirën tonë – ku çështja e kufijve po bëhet e pakuptimtë në mënyrë virtuale.

By admini