Ferhat dinosha

Shumica aktuale parlamentare po vazhdon të nxjerrë ligje antikushtetuese e antidemokratike në Parlamentin e Malit të Zi, siç ishte rasti i fundit dje, me Ligjin për Presidentin , i cili u votua nga ana e kësaj shumice edhe pas sugjerimeve të Komisionit të Venecias , që diçka e tillë të mos bëhej.kështu fillon kumtesën për opinion partia Unioni Nacional i Shqiptarëve.
Kësaj shumice po vazhdon t’i bëjë freskun grupimi politik i kryeministrit në mandat teknik, z.Abazoviq . Për çudi , këtë fresk po e bëjnë edhe ato parti shqiptare të cilat po vazhdojnë të mbeten në qeverinë e z.Abazovi, vazhdon kumntesa

Së koti vërejtjet e partnerëve ndërkombëtarë se Mali i Zi po largohet nga rruga europiane dhe se mund të hyjë në krizë të gjatë politike, të cilës, tashti , nuk mund t’i dihet epilogu .
UNSH vazhdon t’ia tërheq vërejtjen publikut , se partitë shqiptare , për ndonjë qelepir partiak ose personal , vazhdojnë , me vetëdije ose pa të , të çojnë ujë në mullirin e politikave serbo-ruse, të cilat , jo vetëm se janë antiperëndimore , por janë edhe antishqiptare. Jo vetëm që janë kundër mbetjes së Malit të Zi në NATO , por janë edhe kundër shtetit të Kosovës dhe të gjitha projekteve që shqiptarët i kanë bërë faktor të pakapërcyeshëm në proceset demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë .
UNSH vazhdon të bëjë apel se është koha e fundit që partitë shqiptare të mos vazhdojnë t’i joshin politikat serbo-ruse , siç po bën një shqiptar në krye të qeverisë teknike të Malit të Zi, përfundon kumtesa për opinion e Unionit Nacional të Shqiptarëve.

By admini