
Ilustrim: Një nga ndeshjet e mëparshme
Klubi i futbollit të qytetit tonë Otrant Olimpik humbi në ndeshjen e xhiros së XIV-të të ligës së dytë të Malit të Zi kundër ekipit Nikshiq me rezultatin e pastër 2:0. Me këtë humbje ekipi nga Ulqini është i pozicionuar në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, shkruan Ulqini Online.
Në një lojë ku nuk ke çka të shkruash sa i përket ekipit të qytetit tone, lojë e zbehtë, pa ritëm dhe pa fuqi, rezultati i ndeshjes pasqyron situatën e rëndë në të cilën kalon Otrant Olimpik. Pas golit të dytë të kundërshtarit, tifozat e ekipit tonë filluan të largohen nga shkallat e stadiumit duke shprehur pakënaqësinë me rezultatin por më shumë për lojën.
Është koha e fundit që udhëheqësia e klubit të analizojë dhe shikojë se si të veprohet në vazhdim. Në këtë vendim duhet të kyçet edhe Komuna e Ulqinit si bartës i klubit.