Nga një ligjeratë për diabetin kohë më parë

Shoqata e Diabetikëve “Rrethi i kaltër”  Ulqin  në bashkëpunim  me Komunën e Ulqinit do të shënojë   Ditën  Botërore të Diabeitit ,   ditën e hënë , më  14  nëntor, në ora 9.30, në  Sallën e Kuvendit  të Komunës së Ulqinit.

Kryetarja e Shoqatës “ Rrethi i kaltër” Ulqin,  Veneranda Gjonaj thotë se   arsyeja e shënimit të kësaj dite është thirrje për  të punuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për diabetin, por edhe në funksion të mobilizimit të të gjithëve në parandalimin dhe ballafaqimin me këtë sëmundje, e cila ka pasoja të mëdha shëndetësore, sociale dhe ekonomike, duke marrë parasysh edhe barrën e shpenzimeve për trajtimin, dhe pasojat e tjera që diabeti i shkakton.

“Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të ketë aktivitete  si: matja falas  e nivelit të  sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar, shpërndarja e  aparateve,   shiritave dhe lançetave për diabetikët  që nuk marrin insulinë,  kurse  atyre  që  marrin insulinë do t’u shpërndahen vitamina. Po ashtu do të shpërndahen edhe  materiale edukativo-shëndetësore”, thekson Gjonaj.  

Ajo shton se ky aktivitet i rëndësishëm për  të gjithë popullatën  vendore të  prekur me këtë sëmundje  mbështetet financiarisht nga Komuna e Ulqinit, e cila është edhe donatori kryesor.  

By admini