
Në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Ulqinit, OJQ Horizonti i Ri organizoi të enjten një panel informues me të rinjtë nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”. Në këtë aktivitet, nxënësit patën mundësi të marrin informacion të drejtpërdrejtë nga Kryetari i Kuvendit z. Ardijan Mavriqi lidhur me konceptin e përgjithshëm të vetëqeverisjes lokale, veçanërisht për rolin dhe rëndësinë e parlamentit lokal në ushtrimin e pushtetit vendor. Gjatë këtij sesioni, sekretarja e Kuvendit znj. Valdete Osmani Hysa prezantoi para të rinjve parimet bazë të funksionimit të Kuvendit të Komunës, cila është struktura e tij, kompetencat, si miratohen vendimet, çfarë përfaqëson këshilltari dhe tema të tjera që ishin me interes për pjesëmarrësit e takimit.
Aktivistët rinorë më pas zhvilluan edhe një diskutim parlamentar joformal në sallën e Kuvendit, ku parashtruan pyetje dhe morën përgjigje, duke vazhduar kështu një model të mirë të dëgjimit të zërit të të rinjve, të nisur vite më parë nga kjo OJQ e i cili do të duhej të bëhej praktikë e rregullt në punën e Pushtetit Vendor.
“Komuna e Ulqinit është thellësisht e angazhuar në krijimin e politikave efektive rinore e mbi të gjitha në krijimin e një infrastrukture të re arsimore, e cila do të ndihmojë të rinjtë e komunitetit tonë që në mënyrë më cilësore të përgatiten për tregun e punës” deklaroi z. Mavriq gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e pranishëm.
Ky aktivitet u realizua kuadër të projektit “Reforma që kuptojmë të gjithë” i cili mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi,