Njoftim rreth Renovimit të Shkollës në Krythë

Aktualisht në shkollën e Krythës po bëhet renovimi i saj, i cili ka filluar në fillim të muajit Shtator. Duke parë pamjet që vijnë nga shkolla, kuptohet qartë gjendja e rëndë e saj. Kan kaluar mbi 20 vite nga ndërtimi i shkollës, dhe koha ka dhënë efektin e vet, ndërsa ndërhyrje të mëherëshme sa i përket riparimit të objektit nuk ka pasur. Si duket ky është momenti i duhur e ndoshta dhe i fundit, që shkollës ti ndryshohet gjendja e tanishme, dhe ajo të kthehet në normalitet e në një ambient të denjë për të mbajtë orën mësimore. Deri tani është pëfunduar sanimi i kanaleve kulluese, kurse momentalisht po punohet në fasadën e objektit. Në vazhdim do të procedohet me riparimin e dyerve dhe dritareve, sanimin e murijeve të brendëshëm të shkollës si dhe të toaleteve. Përveç kësaj do të shtohet edhe kabineti i 5-stë i cili aktualisht i mungon shkollës. I gjithë renovimi kap shifrën e 35.000€.

Të hollat për renovimin e shkollës po sigurohen nga bashkëvendasit tonë Krythacak në diasporë, të cilët përmes Shoqatës “Trojet Tona” kan dërguar të hollat për renovimin e shkollës. Deri tani një pjesë e mjeteve është siguruar, kurse apelohet që sipas mundësisë personat e interesuar, të kontribojnë për të arritur shifrën e cekur më lartë, në mënyrë që renovimi i shkollës të kompletohet.

Ju lutem kush ka mundësi të kontribojë të kontaktojnë numrat e mëposhtëm:
Amerikë – Valdet Cobi +1 (914) 433 0319
Krythë – Kujtim Suka +382 69 203 941

By admini