Nishani-dekoron-asembleistin-shqiptar-mark-gjonajBeqir SINA, Bronx New York

CITY ISALND – BRONX NY : Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkelqësia e Tij, z. Bujar Nishani, dekoroi mbrëm në një ceremoni të organizuar nga familja Gjonaj, në Nju Jork, me rastin e vizitës së tij në SHBA, asamblesitin e parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj . Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, si dhe disa nga udhëheqësit vendor, zyrtarët më të lart të qytetit të Bronxit, përfshirë Bronx Borough President Ruben Diaz Jr., me Zonjën e Parë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Assemblyman Marcos Crespo, veprimtarë të dalluar të komunitetit, drejtues të shoqatave shqiptare në komunitet, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ceremoninë e moderatoroj, me plot talent Linda Gojçaj. Pas ekzekutimit të dy himnve kombëtare të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë, nga këngëtaria Albërie Hadërgjonaj, dhe e bija Angjelina, dhe leximit të dekreteve nga Drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc , Presidenti Nishani dekoroi me dekoratën “Nderi i Kombit”, zotin Mark Gjonaj, me motivacionin: “Një ndër shembujt e suksesit të shqiptarëve të Amerikës – për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Ceremonia, u mbajt në lokalin e njohur Don Coqui Restorant, zonën bregdetare e quajtur City Island, në Bronx – Neë York.

Zoti Gjonaj – asambleisti demokrat i Distrikitit 80të në Bronx NY, është anëtari i parë shqiptarë në Kuvendin e Nju Jorkut. Ai është një besimtar i fortë, i kudo gjendur në shërbim të komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes. Mark, në jetën komunitare, është një anëtar i komunitetit, krenar që është shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike, duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë “Anjshtanin” Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, anëtar i Vatrës. Në lidhjet e tij me komunitetin shqiptarë, zoti Gjonaj, është gjithashtu bashkë-themelues i Shoqatës “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”.

Në ceremonin e dekorimit, ishin të pranishëm bashkëshortja Roberta, dhe dy fëmijët e tyre, Nikolla dhe Jozefi, prindërit, dhe anëtarë të tjerë të familjes Gjonaj, stafi i zyrës së tij, miq, shok , dashamirë dhe mbështetës të tij, në zonën elektorale 80të.

Nishani-dekoron-asembleistin-shqiptar-mark-gjonaj

Presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr. duke i uruar mirëserdhjen në qytetin e tij – presidentit të Shqipërisë, zotit Nishani, tha se “Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, që sot vetëm 24 orë mbasi qytetin tonë e vizitojë Presidenti i SHBA, Barck Obama, të kemi nderin që në qytetin tonë, të jetë për vizitë një President tjetër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani më Zonjën e Parë, Odeta Nishani”

Kurse, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, në Nju Jork, me këtë rast në emër të Presidentit të Bronxit Ruben Diaz Jr. dhe qytetit të Bronxit, i dhurojë Preisdentit të Shqipërisë z Bujar Nishani – një skulpturë me “Shqiponjën e Kristaltë” të qytetit.

Duke përshëndetur me këtë rast të gjithë të pranishmit, kreu i shtetit shqiptarë, vlersojë lart rolin e kontributin e diasporës në çështjen kombëtare, demokratizmin e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit, përpjeket e shqiptarëve të amerikës, për liri dhe më shumë të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e tjera. Kurse, duke ngritur lart lidhjet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe SHBA, presidenti Nishani, i dha një meritë të veçantë shqiptarëve të Amerikës, në krjimin e këtyre lidhjeve, të cilat ai i quajti lidhje historike , të SHBA dhe Shqipërisë, shqiptarëve dhe amerikanëve, dy popuj miq të pandarë, tha zoti Nishani, që na lidhin vlera dhe principe të lirisë e demokracisë.

“Diaspora shqiptare në Amerikë, tha ndër të tjera Presidenti Nishani, ka një rol dhe kontribut historik në çështjen shqiptare. Por, ka edhe një histori të përbashkët, histori marëdhëniesh të ndërtuar në bazë vlerash më të mira, që përfaqësojnë dy popujt tanë. Siç mund t’a shihni edhe sot në këtë darkë, shqiptarët kan edhe më shumë miq amerikan , gëzojnë respektin e Amerikës, dhe të amerikanëve, në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku organizimi komunitar, është jo vetëm një e drejtë, por edhe një mënyrë për funksionimin e shoqërisë, dhe aftësia për të bashkuar kontributin personal – është një garanci suksesi. Kësisoj, theksojë ai dëshirojë t’ju inkurajojë, që ju t’i jepni me praninë tuaj aktivitetit të shqiptarëve të Amerikës, gjithë dimesionin e mundëshëm për sukses edhe begati, për ju për familjet tuaj, për kombin tonë, për Shqipërinë, Kosovën , shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, diasporë, dhe kudo në botë”

Kurse, zoti Gjonaj, duke falënderuar për vlerësimin e rëndësishëm nga kreu i shtetit, theksoi se ai falënderonte nga zemra, Presidentin e Republikës, zotin Bujar Nishani, për nderin dhe vlerësimin që i bënëë! Në fund të kësaj ceremonie dekorimi, u shtrua dhe një kotejl nga familja Gjonaj.

Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut

45-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi.

Gjonaj – u bë shqiptari shumë i suksesshëm, mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas ish kongresistit Joseph DioGuardit, i cili është me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë), të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit, dhe të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.

Shqiptarët e Nju Jorkut, janë bërë pjesë e mbështetës të fuqishëm të tij,- duke e parë atë si atë të një përfaqësuesi i parë i komunitetit shqiptar për një vend në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut, posti më i lart deri tani në Amerikë nga shqiptarët.

Mark Gjonaj, është bër zëri i komunitetit në këtë qytet por edhe i shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, mbasi ai tani përfaqësonë edhe lagjet me të populluara me shqiptarë, në Qarkun 80-të që përfshin lagjet e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Garden, Allerton dhe një pjesë e Bedford Park. Ai flet jo shumë mirë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe.

Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me mbi dy milion banorë. Mark Gjonaj, jeton me besimin se është Shqiptar dhe po investon ekonomi dhe moral edhe në trojet Shqiptare.

Shteti i Nju Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka Kuvendin me dy dhoma përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo katër vjetë. Kuvendi ka Senatin e quajtur New York State Senate dhe Dhomën e ultë të Legjistaturës e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo përfaqësues që përfaqëson rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e ulët e Legjislaturës së Shtetit. Senati – New York State Senate, e cila ka gjithësejt 61 anëtarë.

Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës – New York State Assembly, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa t’ë përfundosh karjerën politike në këtë dhomë përfaqësuesish.

By admini