Në nderim të dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major Luan Haradinaj, nën patronatin e kryetarëve të komunave Deçan dhe Junik z.Rasim Selmanaj dhe Agron Kuçi, me 5 dhe 6 maj u u organizua turneu tradicional në futsall .
Në këtë turne morën pjesë këto ekipe nga trojet shqiptare:
Vllaznia -Shqiperi
Ulqini -Mali i zi
Seeu- Maqedoni
Lugina e Presheves
Liburni -Kosovë
Juniku -Kosovë
Dekuagjni – Kosovë
Në këtë turne mori pjesë edhe një perfaqesuese e futbollit të vogël nga Ulqini.
“Eshte nder qe edhe Ulqini ka marrë pjese ne turneun për nder te komandantit legjendar te mbare shqipetareve, Luan Haradinajt,”, kështu shprehet sportisi i njohur i qyetit tonë Halil Truma.
Edhe pse rezultatet sportive nuk ishin në plan të parë, mësohet se u zhvillua një luftë e fortë sportive ku në fund u shpallen edhe më të mirët. Rezultatet e aktivitetit.
Vendi i parë:
Fc Liburn Gjakove
Vendi i Dytë:
Fc.Juniku
Vendi i tretë:
Seeu Tetovë-Maqedoni
Lojtari me i mirë:
Halim Selmanaj (LIMA) Liburn
Portieri me i mirë:
Fredi Preqi -.Liburni