
Me 50 vota për është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi të drejtuar nga Dritan Abazoviq. Mocioni ishte iniciuar nga partia e Millo Gjukanoviqit, DPS, pasi Abazoviq kishte nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Seanca për shkarkimin e Qeverisë Abazoviq zgjati afro 13 orë, ndërsa pati debat të shumtë, shkruan Ulqini Online.
Marrëveshja e qeverisë të cilën e kryesoj me Kishën ortodokse serbe duke që ishte vendimtare për të ardhmen e qeverisë së tij. Dritan Abazoviqi mori këtë hap politik me risk të madh duke shpresuar se në këtë pikë nuk mund të shkarkohet nga blloku i partive poroserbe. Marrëveshja me KOS-in rezultoi të jetë kafshatë e madhe dhe pa kthim prapa për fatin e qeverisë së tij.
Qytetarët e Ulqinit, prej edhe nga vjen ish kryeministri i Malit të Zi, paradrekën e së shtunës në postimet e tyre shprehnin keqardhje për epilogun e një shprese të madhe që ngjalli paraqitja në skenën politke të Dritan Abazoviqit. Pa marrë parasysh epilogun e një nate më pare, Abazoviq mund te kthehet, por kthimi i tij tani duhet të jetë i menduar mirë dhe i paraprirë me një paraqitje me shumë ndjeshmëri dhe saktësi para votuesve të vet.