
Foto: Villa Liamra
Me rastin e fillimit te vitit shkollor 2022/2023 pronarët e anijeve turistike në Ulqin ofrojnë shetitje falas me anije per nxënësit e komunes se Ulqinit. Siç mësohet nga Shoqata e anijeve në Ulqin, shetitja do të bëhet në javën e parë te vitit shkollor, shkruna Ulqini Online.
‘’Le të jetë nje vit i suksesshëm dhe i mbarë për të gjithë e në veçanti për nxënësit që janë ardhemëria dhe ambasadorët e qytetit tonë’’, kështu e mbaron njoftimin Shoqata e anijeve në Ulqin.