Diaspora gjallëron, hijeshon dhe disponon pa masë Ulqinin, Anën e Malit dhe Krajën

Shqiptarët përbëjnë 5% të popullisisë në Saten Island në Nju Jork, shumica nga Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit.

Gazetari i mirënjohur shqiptar Marin Mema kohë më pare kishte realizuar një dokumentar për aktivitetin e shqiptarëve në SHBA, ”Parada shqiptare”. Duke folur për numrin e shqiptarëve nga Ana e Malit në ishullin Saten Island, z. Mema tregon se numri i anamalësve këtu mund të jetë nga 5000 deri në 7000 veta, shkruan Ulqini Online.

Emigrimi i shqiptarëvë nga Mali i Zi në SHBA fillet e veta i ka në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar duke vazhduar gjatë gjithë kohës deri në ditët e sodit. Emigrimi i njerëzve tanë ka pasur periudha kur ka qenë më i lartë por edhe kur ka pasur rënie të vogël të kësaj e gjitha kjo në varësi të rrethanave politike dhe ekonomike në vendlindjen e vet.

Shqiptarët nga Mali i Zi kanë emigruar pothuajse në të gjitha shtetet në SHBA. Por një vend, ishulli Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër të lartë shqiptarëve.

Muajtë e verës së këtij viti vërehet një numër shumë i madh i pjestarëve të diasporës sonë që kanë ardhur për pushime në vendlindje. Ata mund ti dallosh pasi në fytyrat e tyre vëren mall dhe dashuri për vendin dhe njerëzit e tyre. Ata këtë kohë mundohen që të na bashkojnë dhe të ç’mallemi sadopak. Në këtë mënyre javës së fundit me nismen kryekëput të tyre organizuan Ditët e diasporës si në Anë të Malit ashtu edhe në Krajë. Numri i pjesmarrësve në këto aktivitete ishte shumë i madh dha aktivitetet me fjalën plot mund te thuhet se ja kanë arritur qëllimit.

Çdo qytetar i Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës i është mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë.

Temë nga projekti “”Shkruaj dhe lexo në gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2022”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini