
Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i proteste se banoreve te Krythes dhe Merkotit kane marre Vendim qe protesta e thirrur per me 14.08.2022 te shtyhet per javen e ardheshme, per çka do te njoftojmë opinionin ne kohe, kështu thuhet në një njoftim për opinion të Keshilli Organizativ të kësaj proteste.
Banoret e Krythes dhe Merkotit jane te vendosur dhe qendrojne plotesisht pas kerkesave te veta drejtuar Qeverise se Malit te Zi, qe rruga regjionale R 29 te shpallet rruge me interes publik dhe me Vendim te Qeveries te respektohet neni 14 i Ligjit per eksproprijim i cili do te mundesonte shpalljen urgjente te tenderit per rekonstrukcionin e kesaj rruge.
Banorët e Krythës dhe Merkotit të dielën në protestë, do të bllokojnë rrugën
Banorët e Krythës dhe Merkotit kanë paralajmruar që të dielen me datë 14.08.2022 përsëri do të organizojnë protestë dhe do të bllokojnë rrugën magjistrale R 29 nga ora 10.30 deri në 11.30, në udhëkryqin te rrethrrotullimi në Krythë në rrugën për Tivarë. Në pyetje është një rrugë shumë e frekuentuar ku vlersohet se në nivel vjetor qarkullojnë mbi 500.000 automjete, ndërsa gjendja e rrugës është katastrofike dhe për të cilën janë ndarë mjetet në buxhetin e Malit të Zi për shpalljen e tenderit, kështu thuhet në një njoftim për media të Këshillit Organizativ të protestës.
Kjo është bllokada e katërt e kësaj rruge dhe ju përkujtojmë se banorët e Merkotit dhe Krythes kanë filluar me protesta pasi që janë informuar që Qeveria ka sjellë Vendim që gati gjysmën e mjeteve të parapara në buxhet për shpalljen e tenderit për rekonstruktimin e kësajë rruge të transferohen në një projekt tjetër në pjesën veriore të Malit të Zi.
Pas tubimit të fundit protestues dhe kërkesës që Qeveria e Malit të Zi ta shpallin këtë rrugë të interest publik dhe të veprojë në përputhje me nenin 14 të Ligjit për eksproprijim, ndërsa banorët vendas nuk kanë marrë asnjë përgjegje adekuate.
Duke e pasur parasyshë se nuk kemi pasur asnjë reagim nga Qeveria ndaj kërkesës së tyre, banorët e Krythës dhe Merkotit kanë vendosur të intensifikojnë bllokimin e kësaj rruge, përfundon njoftimi për media të Këshillit Organizativ të protestës.