QEVERIA NË MES TË VOTËBESIMIT DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Diskursi politik

Nënshkrimi i marrëveshjës me Kishën Ortodokse Serbe nga ana  Qeverisë së Mali të Zi nxiti nënshkrimin e mocionit të votëbesimit nga 36 deputetë, çështje e cila do të trajtohet ne mbledhjen e parlamentit me 19 gusht, por  në sajë të rrethanave të kriuara  janë të gjitha gjasat që kjo qeveri të vazhdojë  me ndonjë formatizim tjetër, ndërsa  me e udhës ka qenë të kërkohet shpërndarja e kuvendit dhe të shkohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen deri në fund të vitit

Nail  Draga

Pas miratimit të marrëveshjes  me 8 korrik në mes  Qeverisë së Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe(KOS), në sajë të kritikave nga ana e subjekteve politike malazeze dhe shoqëria civile opinioni me të drejtë ka pritur që kjo   marrëveshjeje do të pësoj ndryshime tekstuale, që do të ishte  e  pranueshme për oponentët e saj. Por një tentim i tillë ishte i kotë, sepse me 3 gusht në vila Gorica në Podgoricë pa praninë e mediave u nënshkru  marrëveshje nga kryeministri i Malit të Zi, D.Abazoviqi dhe partiarkut Porfirije nga KOS.

Një veprim i tillë  ka irituar opinion promalazias, duke e vlerësuar ate si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë së Malit të Zi, ndërsa e kundërta ishte të opinioni proserb, duke qënë lajmi i ditës  jo vetëm në vend por edhe në regjion.

Në sajë rrethanave të tilla disa orë pasi u publiku lajmi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, nga partia e DPS-it aktivizuan nënshkrimin e tekstit të mocionit të votëbesimit të Qeverisë, kërkesë të cilën me 36 nënshkrime e kanë mbeshtetur  deputet nga pesë parti politike (PDS, PSD, SD,PL, UDSH) dhe e dorëzuan në sekretarinë e parlamentit, e cila do të trajtohet me datën 19 gusht në parlamentin e Malin të Zi.

Duhet theksuar se nga ana e PDS-it më herët e kanë paralajmëruar kryeministrin D.Abazoviq se nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen me KOS-in pa ndryshimet tekstuale, do ta inicojnë mocionin për shkarkimin e tij.

Votëbesimi i qeverisë apo zgjedhje parlamentare

Duke marrë parasysh se për realizimin e këtij mocioni inicuesëve iu duhen 41 vota, në pyetje janë edhe 5 vota të cilat për momentin mungojnë, por në ditët në vijim do të shohim se a do të realizohet një objektiv i tillë, apo do të kemi dështimin   e saj.

Në këtë drejtim pritet që të zhvillohen bisedime në mes pozitës(PDS) si inicuese e mocionit dhe opozitës(Fronti Demokratik e Demoktarëve) nëse do të mbeshtetet një nismë e tillë. Deri në këtë moment nuk ka ndonjë mbeshtetje për rrëzimin e qeverisë nga ana e tyre, por për riformatizim të saj sipas zgjedhjeve të 30 gushtit 2020, janë deklaruar qartë nga ana e Frontit demokratik. Nga ana tjetër Demokratët ende hezitojnë si duket deri në momentin e fundit, sepse ata kalkulojnë për interesat e tyre partiake, për të përfituar maksimalisht nga momenti i kriuar.

Por, nëse ndodhë  rënia e qeverisë kryetarja e parlamentit në sajë të rregullorës  është e obliguar të njoftojë presidentin e shtetit i cili më pas e ka obligim kushtetues për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Andaj, data e 19 gushtit pritet me kureshtje nga qytetarët, sepse kemi të bëjmë me krizë qeveritare e parlamentare në Mal të Zi.

Zgjedhjet lokale dhe çështja e Zetës

Ndonëse zgjedhjet lokale në disa komuna të Malit të Zi është dashur të mbahen në muajin maj dhe më pas me kërkesë së presidentit janë shtyer dhe parlamenti ka vendosur të mbahën me 23 tetor të këtij viti. Fjala është  për 13 komuna ku më e rëndësishmja është ajo e Podgoricës, përkatësisht e kryeqitetit të vendit.

Në sajë  analizave të zgjedhjeve të fundit  del qartë se ekzitojnë gjasat që të ndryshojë struktura e pushtetit në Podgoricë, që udhëhiqet nga PDS e M.Gjukanoviqit. Sepse janë pikërisht zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020 që dëshmojnë se partia e PDS-it nuk ka me shumicën siç e kanë pasur vite më radhë. Andaj duke kuptuar rrethanat aktuale, nga ana e PDS-it kanë inicuar që Zeta(komunë urbane) e cila është në kuadër të komunës së Podgoricës të pavarësohet, sepse me votuesit e saj do të jenë vendimtarë për pushtetin e ardhshëm në kryeqytet.

Andaj nga një kalkulim i thjeshtë nëse  miratohet një vendim i tillë në parlament me 16 gusht që Zeta të shpallet komunë e pavarur, do të ishte  në favor të pushtetit aktual në Podgoricë(PDS). Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje ekskluzive politike, sepse propozohet të jetë e pavarur  nga ata(PDS) të cilët më herët  vazhdimisht e kanë penguar një iniciativë të tillë.

Por, pikërisht në lidhje me këtë çështje qytetarët e Zetës kanë organizuar takime protestuese duke refuzuar këtë model të komunës, madje edhe duke bllokuar qarkullimin e trafikut rrugor, sepse si e tillë është e mangët dhe nuk është në favor të qytetarëve. Andaj mbetet për të parë se ky propozim a do të ketë votat e mjaftueshme nga shumica aktuale parlamentare për të kaluar ndryshimi në ligjin për organizimin territorial, sidomos tash kur është kërkuar mocioni për rënien e qeverisë.

Riformatimi i qeverisë deri në zgjedhje

Java e ardhme do të jetë vendimtare për skenën politike në Mal të Zi duke filluar me ndryshimet në ligjin për organizimin territorial dhe me pas me votimin për mocionin ndaj qeverisë. Duke marrë parasysh se nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, janë formuar dy qeveri, do të ishte e tepërt për të tentuar të formohet qeveria e tretë.

Në sajë të rrethanave të kriuara ka varianta të ndryshme të  vazhdimit të kësaj qeverie, por për momentin mendoj se më lehtë mund të realizohet riformatimi i saj, duke kooptuar në qeveri nga ish shumica parlamentare (Demokratët dhe Fronti demokratik) me mandat të kufizuar deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Një qeveri e tillë do të kishte statusin e qeverisë teknike që do të përgatiste zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa me e udhës në respekt të demokracisë pluraliste  do të ishte që me 19 gusht jo të votohet votëbesimi i qeverisë, por të votohet për shpërndarjen e  kuvendit  dhe vendi të shkojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Një veprim i tillë do të ishte në favor të konsolidimit të skenës politike, ndërsa çdo tentim për të shtyrë zgjedhjet parlamentare do të dëshmojë jo seriozitetin e subjekteve politike për tu ballafaquar realitetin politik e shoqëror në këtë mjedis.

(10 gusht 2022)

By admini