
Në lidhje me njoftimet publike të djeshme në media dhe me rastin e tubimit publik të qytetarëve të Qytetit të Vjetër për të shprehur pakënaqësitë për problemet me furnizimin e rregullt me ujë të konsumatorëve të asaj pjese të qytetit, Ndërmarrja Ujësjellësi dhe Kanalizimi e Ulqini lëshon njoftimin e mëposhtëm për shtyp.
Punonjësit e autorizuar të shërbimit teknik ndodhen prej dy javësh në Qytetin e Vjetër, e gjitha me qëllim monitorimin e konsumit dhe zbulimin e prishjeve të mundshme. Krahas këtyre aktiviteteve, shërbimet kompetente të mirëmbajtjes së ujëmatësve filluan pastrimin e valvulave dhe matësve të ujit të konsumatorëve në Qytetin e Vjetër me qëllim largimin e papastërtive dhe bllokimeve të mundshme. Gjithashtu ka filluar monitorimi i vazhdueshëm i konsumit të ujit në zona të caktuara në territorin e komunës së Ulqinit, me qëllim të reduktimit të konsumit joadekuat dhe rritjes së presionit në zonën e ndërmjetme. Ndërkohë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, kjo kompani ka informuar rregullisht dhe ka kërkuar nga konsumatorët në zonën e poshtme të në Qytetit e Vjetër që ta përdorin ujin në mënyrë më racionale, me qëllim rritjen e prurjes së ujit për banorët e zonës së sipërme.
Ndërprerja e furnizimit të rregullt me ujë në këtë pjesë të qytetit, d.m.th. në Qytetit e Vjetër dhe vendbanimin Lima, është edhe shkaku i ndërtimit në shkallë të gjerë të objekteve banesore dhe komerciale në Fushë të Ulqinit, të cilat nuk u pasuan me ndërtimin e infrastrukturës së re që do të pasonte rritjen e konsumit në këtë zonë.
Krahas aktiviteteve që janë ndërmarrë ditëve të fundit në lidhje me përmirësimin e gjendjes sa i përket furnizimit me ujë, po ashtu informojmë opinionin se burimet në komunën e Ulqinit janë në minimumin e tyre hidrologjik, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta për më shumë se një muaj si dhe numrit të madh të vizitorëve, konsumi i ujit është në vlerat maksimale që mund të ofrojë kjo kompani dhe duke marrë parasysh këto rrethana pritet të ketë vështirësi edhe në ditët në vijim për sa i përket furnizimit të rregullt me ujë dhe me ndërprerje të mundshme të vogla.
Në fund apelojmë tek të gjithë shfrytëzuesit e ujësjellësit publik dhe njëkohësisht kërkojmë që ujin ta përdorin sa më racionalisht dhe të mos e përdorin për ujitje të kopshteve dhe hapësirave të tjera publike, sepse çdo sasi e derdhur rrit mundësinë e ndërprerjes së furnizimit me ujë.