Ura Peleshac e Kroacisë është hapur zyrtarisht mbrëmjen e së martës. Ura, që pritet të transformojë udhëtimin në Ballkan, është e ndërtuar në strukturë tërësisht prej betoni nën dhe mbi ujë e që peshon sa 30 Kulla Eifel. Është projekti më i madh i infrastrukturës kroate me fondet e Bashkimit Evropian. Kap vlerën e mbi 350 milionë eurove.
Statistika për urën, sipas “Jutarnjit”, ndër më të veçantat në rajon:
Gjatësia e plotë – 2440 metra
Gjerësia – 22.2 metra
Lartësia më e madhe mbi det – 62 metra
Lartësia e shtyllave – 40 metra
Pesha e plotë – 270 mijë tonë
Baza – 148 shtylla
Diametri i shtyllave – 1.8 deri 2 metra
Niveli i rrugës mbi det – 31 deri 62 metra
Thellësia e ujit nën urë – 27 metra
Betoni i përdorur – 70 mijë metra kubë
Çeliku përforcues – 19500 tonë
Gjerësia e shiritave rrugorë – 3.5 metra
Gjerësia e shiritit të ndalimit – 2.5 metra
Gardhi i mbrojtjes nga era – 3.2 metra
Gardhi i sigurisë mes shiritave – 1.2 metra
Fuqia maksimale e durimit të tërmeteve – nga 7 deri 7.5 shkallë
Jetëgjatësia e dizajnit – 100 e më shumë vjet
Çmimi për metër katrorë – rreth 5 mijë euro
Kontraktues – “China Road and Bridge Corporation”
Investitor – Kroacia
/Koha Net/