Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi të martën, se për hyrje në Mal të Zi duhet pasaporta edhe për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare janë lejuar të kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes.

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, tashë është në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Koha Net/

By admini