Qeveria nuk duhet të nxitojë me vendimin për nënshkrimin e marrëveshjes bazë me Kishën ortodokse serbe, vlerësoi presidenti Millo Gjukanoviq, duke theksuar se çdo qeveri duhet t’u përmbahet interesave të shtetit.

Ai, pas hapjes së bisedimeve ekonomike Mali i Zi – Republika e San Marinos, ka thënë se pret që qeveria në mënyrë të përgjegjshme ta shfrytëzojë këtë çështje dhe në bazë të procedurave të publikuara të sjellë vendim i cili do të jetë në interes të Malit të ZI. I pyetur nëse për Partinë Demokratike të Socialisteve është i pranueshëm versioni aktual i marrëveshjes, ai ka thënë se nuk është, dhe se nga kjo parti tashmë janë deklaruar mbi këtë çështje. Këtë fazë të bisedimeve e përjetoj si përgatitje, shprehet Gjukanoviqm shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.

Ai thotë se duhet të bisedohet edhe mbi përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara për definimin, e kësaj çështjeje të rëndësishme, por edhe aktuale. Besoj se Qeveria do t’i shqyrtojë në mënyrë të përgjegjshme këto vërejtje, ka thënë Gjukanoviq. Në pyetjen se si e komenton paralajmërimin për nënshkrimin e marrëveshjes me kishën Ortodokse malazeze, ai ka thënë se kjo është një gjë pozitive.

By admini