Këtu e 32 vjetë më parë, më 2 korrik 1990, në kushte okupimi dhe nën kërcënimin me armë ndaj 114 deputetëve të Parlamentit të Kosovës, u miratua Deklarata Kushtetuese e cila padyshim ishte pikënisja – gurthemeli i shtetësisë së Kosovës, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.
Ky akt politik dhe juridik ishte shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, rindërtimin e institucioneve të Kosovës, të suprimuara më 23 mars 1989 nga Serbia dhe rruga drejtë themelimit të Republikës së Kosovës e që u konkretizua dy muaj pas, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, me aprovimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si akti më i latë juridik, vazhdon kumtesa.
Me respekt të jastëzakonshëm, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, përkujton, 2 korrikun 1990, këtë date kaq të rëndësishme dhe shpreson që Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës do të angazhohen maksimalisht në focimin e institucioneve me qëllim të liberalizimit të dhezave dhe urojmë që sa më pare t’I bashkangjitet familjes së madhe, Bashkimit Europian dhe Nato-s, përfundon kumtesa për opinion e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.