Të gjithë janë të shqetësuar. Pickimet nuk kursejnë askënd. Fëmijë, burra e gra, ankohen se mushkonjat u kanë mërzitur këto ditë të fillimit të sezonit, shkruan Ulqini Online.
Situata mund të përkëqësohet edhe më shumë dhe mund të bëhet problem serioz edhe për mysafirët që kanë zgjedhur Ulqinin për pushimet e tyre.
Mbetet obligim i organeve përgjegjëse komunale që nëse nuk kanë filluar të kryejnë dezinsektimin të fillojnë sa më parë dhe gjatë gjithë kohës në vazhdimësi deri sa vazhdon sezoni turistik.