Dje Kuvendi i Ulqinit ka zgjedhur për nënkryetar të komunës z. Sabri Salaj nga Forca dhe z. Beqir Selloviq nga PD.

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e DPS-it, UDSH-së, LD në MZ dhe Partisë boshnjake të cilët vazhdojnë të kontestojnë legjimitetin e Kuvendit të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Në lidhje me këtë kohë më parë DPS ka paditur Genci Nimanbegun dhe 18 këshilltarë të tjerë të shumicës pasi ata konsiderojnë se në mënyrë jolegale ju kanë marrë funksionin e udhëheqësit të mbledhjes së Kuvendit të Ulqinit dhe më këtë është shkelur Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe Statuti i komunës.

By admini