Komuna e Ulqinit e gatshme të formojë një ndërmarrje që do të menaxhojë kriporen

Jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkërisht procesin e nisur, me Komunën në krye dhe sigurisht të gjitha institucionet e tjera relevante të përfshira në proces, kështu shkruan në një post të tij kyetari i Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari, shkruan Ulqini Online.

Parku Natyror i Kripores është shumë i rëndësishëm, si për Komunën e Ulqinit ashtu edhe për Qeverinë e Malit të Zi, duke pasur parasysh se zgjidhja e çështjes së menaxhimit të Kripores është një nga proceset përfundimtare të kapitullit në fushën e mjedisit, përfundon shkrimi.

Marrja në menaxhim e Kripores së Ulqinit mund të merret si veprimi i parë serioz i kryetari të sapozgjedhur të komunën sonë.

By admini