Komuna e Ulqinit nuk e mban premtimin

Ish kryetari i Komunës së Ulqint Aleksandër Daboviq në pjesën e dytë të muajit maj do të paralajmëronte për një ide-iniciativë simpatike për dashamirësit e lojërave sportive në ujë, konkretisht të sportiti të vaterpollosë, shkruan Ulqini Online.

‘‘Duke filluar nga kjo verë, risi për turistët në plazhë – dy gola për vaterpolo do të vendosen shumë shpejt në Plazhin e Vogël dhe plazhin Albatros.

Ulqini duhet të jetë qendër e sporteve ujore !

Lojë të mbarë!’’, kështu do të shkruante në rrjetin social ish kryetari Daboviq për këtë iniciativë të Komunës së Ulqinit.

Deri tani, kur sezoni turistik tashmë ka filluar, në plazhet respektive ende nuk janë vendosur golat për këtë sport të bukur që do të ndikonte në masë të caktuar edhe në ofertën turistike të qytetit tonë.

Shpresojmë që udhëheqësia e re ta përmbush këtë premtin simpatik.

By admini