Edhe një ndërmarrje e re publike në Ulqin?

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavriq ka caktuar për sot vazhdimin e mbledhjes së Dytë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila ka nisur më datë 17.06.2022.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet zgjedhja e nënkryetarëve të Komunës së Ulqinit ku sipas të gjitha gjasave favorit për këto poste janë Sabri Salaj i Forcës dhe Beqir Selloviq i PD-së, shkruan Ulqini Online.

Në kuadër të konsolidimit të qeverisë vendore temë në vehte paraqet edhe ndarja e posteve tjera si dhe krerëve të ndërmarrjeve publike. Në këtë pike, sipas të përditshmes Vijesti, interesim i madh është për kreun e Komunalës që deri tani është mbuluar nga kuadri nga radhët e UDSH-së. Sipas këtij burimi, mundësitë janë të mëdha që kjo ndërmarrje të ndahet në Komunale dhe Veprimtaritë banesore dhe sekretariati për investime.

By admini