Nga sot fillojnë regjistrimet në shkollën e mesme

Nga sot fillon regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme në Mal të Zii për vitin shkollor 2022/2023. Në këtë mënyrë edhe në shkollën e mesme të Ulqinit ditët në vazhdim do të jenë punuese rreth rregjistrimit të nxënësve të rinj, shkruan Ulqini Online

Në konkursin për regjistrim në klasën e parë të shkollës së mesme aplikojnë kandidatët që kanë kryer shkollën fillore dhe të cilët nuk janë më të vjetër se 17 vjeç në momentin e aplikimit. Aplikimi për Konkurs dorëzohet në datat 27, 28, 29 dhe më 30 qershor 2022 (deri në orën 15).

Në shkollën e mesme ”Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit përpos drejtimeve ta zakonshme këtë vit për herë të parë hapet drejtimi ”Teknik i shëndetsisë, laborant dhe sanitar’’ për të cilin vërehet një interesim i nxënësve dhe prindërve.

By admini