Një vit nga aprovimi i ligjit për Valdanosin

Para një viti, Forca e Re Demokratike arriti me sukses të realizoj një nga shtyllat programore që themelimi i saj  kthimin e ullishtës së Valdanosit, e cila kërkoj punë dhe sakrificë deri tek aprovimi i këtij ligji. Falë angazhimit shumëvjeçar të Forcës së Re Demokratike u arrit aprovimi i ligjit për kthimin e ullishtës së Valdanosit në Kuvendin e Malit të Zi me 49 vota pro, duke i dhënë fund betejës së gjatë politike për identitetin e Ulqinit, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike.

Edhe përkundër kohëzgjatjes së procesit të pa arsyeshëm, Forca veproi me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për ta kthyer ullishtën e Valdanosit dhe me këtë realizoj një nga pikat programore të saj. Me votimin e ligjit, filloi procedura që do zgjasë deri në vitin 2024 dhe i ftojmë pronarët që ende nuk e filluan këtë procedurë ta fillojnë sa më parë. Ky proces është duke pasur pengesa të panevojshme, andaj Forca i dërgoi Qeverisë së MZ iniciativën me propozime për të eliminuar pengesat e pakuptimta në moszbatimin e Ligjit për Kthimin e Valdanosit, vazhdon kumtesa e këtij subjekti.

Problemet si: një numër i vogël i procedurave është përfunduar për kthimin e pronës për fajin e organit të kadastrës, mosrespektimi i afatit ligjor për përgjigje ndaj kërkesës së tyre dhe mbrojtësi i interesave pronësore e juridike i MZ zvarrit procedurën duke paraqitur ankesa kur nuk ka arsye të përcaktuar me ligj.

Forca e Re Demokratike përsëri i bën thirrje Qeverisë së MZ të aprovojë sa më shpejt që të jetë e mundur propozimet tona për t’i mundësuar ish-pronarëve dhe trashëgimtarëve realisht t’u kthehet prona e tyre në tërësi. 

Forca e Re Demokratike do angazhohet maksimalisht me kapacitetet e veta që pronarët e Valdanosit të vjelin të mirat e ullishtës së vet për mirëqenien e familjeve të tyre, përfundon kumtesa për opinion e Forcës së Re Demokratike.

By admini