Ndërron jetë Gjon Niloviq, qytetari më i vjetër i Tivarit

Gjoni dhe Mara – Foto barinfo

Dje në moshën 102 vjeçare ka ndërruar jetë banori më e vjetër e komunës në Tivar – Gjon Niloviq.

Ai dhe gruaja e tij Mara, me emrin e vajzërisë Tagiq, siç shkruan barinfo u martuan në vitin 1949, patën pesë fëmijë – tre djem dhe dy vajza, pesë nipër e mbesa dhe dy stërnipër. Ata ishin të martuar për plot 73 vjet, transmeton Ulqini Online.

Gjoni dhe Mara, jetuan në Ljarë  që nga lindja e tyre deri në vitin 1976, kur u transferuan të Tri kullat. Gioni ka punuar në shumë kompani të Tivarit. Ai shkonte në punë nga Ljara çdo ditë. Mara është një rrobaqepëse dhe qepte kostume popullore, të qepura dhe riformuluara për këdo që ka nevojë për to. Poashtu Mara lindi rreth njëqind gra, pa asnjë komplikim si dhe ndihmonte edhe ata që lëndoheshin.

By admini