
Nëpërmes një statusi në rrjetin social facebook të Shkollës së mesme ”Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit mësohet se në vitin e ri shkollor nxënësit që do regjitrohen në vitin e parë të shkollës së mesme do të munden të zgjedhin një drejtim mjaft tërheqës, shkruna Ulqini Online.
”Për herë të parë në gjimnazin tonë hapet drejtimi ” Teknik i shëndetsisë, laborant dhe sanitar’, për të cilin paraprakisht u bë marrëveshtja për ushtrimin e praktikës në shtëpinë e shëndetit Ulqin dhe spitalin e Tivarit, me ç’rast falenderojmë drejtoreshën Dr. Sadije Hollaj dhe drejtorin Dr. Igor Karishik.
Falenderim të veçantë i shprehim edhe Ministrisë së Arsimit që vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë!”, kështu shkruhet në një post të shkollës së mesme të Ulqinit.
Duhet shtuar se meritë për këtë është e drejtoreshës së këtij institucioni Ardita Kovaçi, e cila është mëritore për çdo gjë duke filluar nga ideja, kërkesa pranë ministrisë gjegjëse dhe këmbngulja për të fituar këtë drejtim për nxënësit e qytetit tonë.