Rama dhe Abazoviqi prezantojnë urën që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

Gjatë takimit në Ohër në kuadër të nismës “Open Ballkan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, gjatë së cilit u prezantua projekti i ri mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për një urë mbi lumin Buna që do të lidhë më shpejt qytetet e Velipojës dhe Ulqinit.

Ura pritet të jetë 310 metra e gjatë dhe 17 e gjerë. Ajo do të kushtojë nëntë milionë euro dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve.

“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazoviq, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. /A2CNN

By admini