Foto nga vitet e kaluara
Për të shtatin vit Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativo – turistik ”Me biçikletë në Shkodër”. Për shkak të pandemisë në vitin 2020 ky aktivitet nuk është organizuar.
Aktiviteti ”Me biçikletë në Shkodër” organizohet të dielen me 15.05.2022.
Detajet e aktivitetit të këtij viti
Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta.
Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të dielen e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni detajet e aktivitetit.
Ora
7:30 Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,
8:00 Nisja për në Shkodër
9:15 Mbërritja në Krythë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit te rrethrrotullimi
9:30 Mbërritja në Katërkollë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit (pika e karburantit te kryqëzimi Sukubinë – Ostros)
10:00 Mbërrtija në Sukubinë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit në (Te pusi)
11:00 Mbërritja në Shkodër,
12:00 Nisja për në Shirokë,
12:30-15:00 Qendrim dhe pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,
15:00 Nisja për në Ulqin,
18:00 Mbërritja në Ulqin.
Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.
Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huazojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur sportivo – rekreativo – turistik. Përvoja e viteve të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.