
Foto: A. Llunji
Fundjavën që po hymë dhe komplet javën e ardhshme pritet që në Ulqin të vinë një numër i madh mysafirëve. Edhe përkundër faktit të njohur se Ulqini vërshohet nga mysafirët në fillim të majit, duket se Komunën e Ulqinit kjo kohë e ka gjetur krejt të papërgaditur, shkruan Ulqini Online.
Gjendja e rrugëve në qytet nuk ka qenë kurrë më keq dhe intervenimet në rrugë të fushatës zgjedhore duke që kanë lënë shumë tym prapa.
Anëtari i Forcës së Re Demokratike z. Asllan Llunji ka ndarë sot ne rrjetin social një shkrim me disa pamje të gjëndjes aktuale në një zone të qytetit.
‘’Festat e Majit festohen tradicionalisht ne Ulqin dhe kanë një numër të konsiderueshem vizitoresh, popullorçe “nji infuzje e mir”, në anë tjeter Komuna e Ulqinit dhe personat qe udhëheqin serisht e tregojn se sa mendojn per turizmin e ketij qyteti.
Qytetaret meritojnë më mirë, fatkeqsisht kjo eshte mirëseardhja per 10 mijë turista.
Qeshem e me vjen me qa!’’, shkruan Llunji.