Nga Naim BALIDEMAJ
Po te lexoja nje deklatrate te tille nga Cubrilloviqi nuk do befasohesha, njejte sikurse nuk me befasoi as Milazim Krasniqi. Urrejta e tij ndaj pjestareve te te njejtit komb, nese nuk ka te bej me urrejtje individuale, atehere merr permasa tjera, per te cilat pervec institucioneve kombetare, duhet te merret edhe neuropsikiatria.
Ndarjen regjionale ne mes te shqiptareve e kane kerkuar neper kohera percaresit e kombit shqiptar. Mirepo, kete sindrom te armiqeve tane e theu Lidhja e Prizrenit, e theu kuvendi i Greces, e theu Isa Boletini me shkuarjen ne Vlore, e thyen me qindra e qindra luftare te lirise nga te gjitha trevat shqiptare te radhitur perkrah UCK-se.
Urrejta nuk eshte vecori e intelektualit, perkundrazi te urresh nje krahine te tere me bashkombas do te thote pak me shume se urrejtje, do te thote, qellim antikombetar.
Milazim Krasniqit, nuk i paska penguar kurre kolonizimi i Kosoves nga serbo-malazezet, por po i pengojkan disa shqiptare, te ardhur nga toka shqiptare ne token shqiptare.
Shqiptaret, aq sa di une, te gjitha lufetrat i kane bere pa dallim krahine, feje apo ideje. Por per Milazim Krasniqin, shqiptaret nuk qenkan komb, por fise te shkaperderdhura andej e kendej. Nese udhehiqet me logjiken e shovenizmit serb (nga e cila nuk eshte larg) atehere me te vertet sipas Milazim Krasniqit, shqiptaret nuk jane komb por fise te egra dhe primitive-(doktrine tipike e Jovan Cvijiqit).
Nje i ashtuquajtur “intelektual, krijues, profesor”, ne nje shkrim perj tri fjalive dy here e permend fjalen mut, atehere ky nuk eshte asgje tjeter pos nje jashteqitje qe kundermon. /PLAVA E GUCIA SOT/