Momente paniku te nxenesve te shkollave ne Ulqini

Të mërkurën, Ministria e arsimit në Mal të Zi anuloi mësimin pothuajse në të gjitha shkollat në vend për shkak të kërcënimeve për sulme me bomba. Sipas Ministrisë së Arsimit për 41 shkolla janë marrë mesazhe kërcënuese nëpërmjet postës elektronike (email-eve), se në to ishin vendosur lëndë shpërthyese.

Si, shkruan voa, dhjetëra oficerë policie u dërguan në shkolla për të kryer kontrolle, pas mesazheve kërcënuese. Nuk ka raportime se diçka e dyshimtë është gjetur në këto institucione të arsimit, pas kontrolleve. Policia tha se po heton se kush i ka dërguar këto email-e. Presidenti Milo Gjukanoviç i përshkroi kërcënimet si një përpjekje për të destabilizuar Malin e Zi përpara se të zgjedhet qeveria e re pro-perëndimore. Policia nuk zbuloi se kush dërgoi kërcënime të ngjashme përmes email-eve në disa shkolla në Mal të Zi, më 1 prill, transmeton Ulqini Online.

Situatë paniku ishte krijuar edhe në qytetin e Ulqinit. Pas fillimit normal të shkollave në orët e mengjesit, në të njëtjën kohë ku mediat filluan raportimet për meazhet kërcënuese kjo bëri që të gjitha shkollat të boshatisen nga nxënësit duke krijuar një situatë paniku.

Për fat të mirë nuk pati raste për të cilat kishte paraljmërime.

Pamjet e marra nga VOA.

By admini