gjylije pelingu

Të premten në mbrëmje në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, u mbajt koncert i muzikës klasike ku e ftuar ishte këngëtarja soprano, Gjylie Pelingu. Organizatore e këtij aktiviteti ishte Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit, transmeton Ulqini Online.

Këngëtarja Gjylie Pelingu nga repertori i pasur që kishte përgatitur, përformoi këngë në disa gjuhë të ndryshme, të cilat u shoqëruan nga tingujt e pianos të luajtur nga Fatime Buzuku. Koncerti u gërshetua edhe me tingujt e firzamonikës së luajtur nga mysafiri i mbrëmjes, Jozo Jakoviq.

Kjo nuk është hera parë që këngëtarja e mirënjohur solo mban koncert në Tuz, por për dallim nga herët tjera, ra në sy prania e vogël e publikut. Ndoshta për arsye se kjo lloj muzike këtu tek ne ende nuk vlerësohet, një pohim të cilin e bëri edhe vetë këngëtarja Gjylie Pelingu, gjatë një bisedë për RMZ. Ajo po ashtu tha se e kupton se ky zhanër nuk është për çdo qytetar pasi ka shije të ndryshme muzike, por apeloi se duhet vlerësuar më tepër sepse ky është një drejtim muzike i cili ka peshë dhe klas.

By admini