Nga Qani Osmani
( RECENSION)
Libri “BUSULLA E ARTË”, i autorit Gazmend Çitaku, brenda kopertinave të saja përmbanë një lëndë të gjërë hulumtuese, studiuese dhe mbi të gjitha një të kaluar të bjerrur hullive të gjata e të largëta historike. Kjo e kaluar e largët e nënqiellit tonë, në të cilin frymojmë, ëndërojmë dhe hulumtojmë të kaluarën tonë, nuk mund të na bëjë të rehatshëm kur të miret parasysh e tërë pesha e rëndë e atyre fiseve dyndësish, që kaluan nëpër të kaluarën tonë duke na lënë kështu siç jemi të copëtuar e me shumë kufi në mes vëllezërve të një gjaku, të një historie, të një kaluareje e cila nuk qe lehtë por e dhëmbshme, pasojat e së cilës nuk mund t’i heqim për shekuj me radhë.
Leximi është veprim pasionant sepse ngjall dhe rikujton të kaluarën, duke e mbajtur të fortë e të lidhur me historinë e vet, me fitoret dhe humbjet duke i nxjerr në log të vërtetat historike dhe gjetjen e rrugëve për të shpëtuar çka është e mundshme ose për të ruajtur dhe gjetur atë që ka mbetur për të kujtuar të kaluarën ose të fshehtën të cilës duhet t’i besojmë.
Të gjitha këto mu kujtuan duke shfletuar këtë libër, në dorëshkrim të Gazmend Çitakut, të cilën autori e titulloi “BUSULLA E ARTË ” dhe natyrishtë më frymëzoi fuqishëm për të ecur gjurmëve të gjetjeve të shumëta të një lënde të paeksploruar nga dorë e sigurtë e për ta nxjerrë në pah, pa konatacion negativ, pa pasë pretendim të përvetësoj atë që nuk është për ta përvetësuar, atë që historikisht nuk është e fushës së krijuesve autokton, por e një dore të një njeriu hulumtues e humanitar i përmasave të gjeniut popullor. Ky është autori Gazmend Çitaku, i cili për ta bërë libër, grumbulloi lëndë të bollshme të klasifikuar në katër kapituj.
Rradhitja e lëndës së grumbulluar me një përkushtim hulumtuesi e gjetësisht të pasionuar e ka bërë këtë libër një arkiv të rëndësishëm për arkeologjinë, etnogjinë e historinë e vendbanimeve, pa përjashtim të komuniteteve që e popullojnë, arealin e komunës së Ulqinit por edhe më gjërë. Secili kapitull ka përmbajtjen e vet të begatshme me elementet e komponuara mirë, rrjedhshëm dhe tërheqës për lexuesin sepse e bartin atë nëpër fshehtësitë që i ka ruajtur vetëm nëntoka, ngase shumë nga ato që ishin mbi tokë i gllabëroi ana e zezë e historisë, të cilën e përbëjnë uzurpatorët, akulturorët, përkatësisht ata që krijojnë antivlera mbi vlera.
Edhe pse e kaluara jonë shumë herë është kontestuar nga armiqët tanë duke tentuar që ta përvetësojnë historin tonë dhe figurat më markante kombëtare, puna hulumtuese mbetet arma më e fortë në dorën e intelektualëve dhe hulumtuesve shqiptar, armë të cilën autori Gazmend Çitaku e ka përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme. Libri “BUSULLA E ARTË ” i autorit Gazmend Çitakut e shkruar jo në tavolinën e tij të punës por në ecje të sipër anekënd fshatrave të Ulqinit dhe në brendësinë e qytetit hedh dritë për shumë objekte nga trashigimia e jonë historike dhe kombëtare. Ky libër përveç të tjerave i shërben qytetarëve por edhe intelektualëve për të dëshmuar prezencën shqiptare në këto troje shumë e shumë shekuj më parë, para se të vinin popuj të ndryshëm të cilët u vendosën në rajonin tonë dhe që padrejtësisht kërkojnë të përvetsojnë këto vlera të çmueshme. Duke i vënë në spikamë të gjitha objektet me vlerë të pakontestueshme kulturore dhe natyrore të rrethit të Ulqinit autori edhe me fotografi na dëshmon për këto vlera dhe në një mënyrë duke i bërë të prekshme për të gjithë lexuesit e librit si dhe për të dëshmuar vazhdimsinë e jetës së shqiptarëve që nga kohërat e lashta parahistorike e pastaj nëpër të gjitha etapat historike e deri në ditët e sotme.
Autori në përmbajtjen e këtij libri transmeton vlera të shkrimit dhe ruajtjes e kultivimit të trashigimisë kulturore nga shqiptarët e kësaj treve, andaj këtë libër duhet konsideruar si një vlerë të shtuar në studimet mbi trashigimin kulturore e natyrore e që e cila nuk duhet të lihet anash edhe nga ato historike. Rëndësia e këtij libri duhet parë edhe në një drejtim tjetër si në atë historik argumentues, me ç’rast autori përmes paraqitjes së trashigimisë kulturore dhe natyrore argumenton autenticitetin dhe kontunitetin e jetesës shqiptare në këtë trevë në këtë formë trashigimin e paraqet identike me atë të trevave shqiptare për rreth në këtë formë dëshmohet lidhja e pandërprerë e kësaj treve me trungun shqiptar. Për trajtimin e këtyre çështjeve autori është dashur të hulumtoj e trajtojë një shumësi të referencave burimore dhe në këtë formë edhe të dokumenteve arkivore. Për nga metodologjia, organizimi strukturor dhe problemet të cilat i nxjerr dhe i trajton libri përmbushë në tërësi kriterin e një libri studimor.
Fakti, se Ulqini me vendbanimet për rreth është një qytet i lasht dhe turistik, shpresoj që ky libër i cili lexohet me një frymë duhet të përkthehet në gjuhët kryesore botërore me qëllimin e vetëm që edhe intelektualët e vendeve të ndryshëm si dhe opinioni i tyre publik të njoftohen më për së afërmi me vlerat kulturore dhe natyrore të Ulqinit.
Marrë në përgjithësi, libri “BUSULLA E ARTË” paraqet një kontribut të dalluar të autorit në hulumtimin dhe studimin e trashigimisë kulturore dhe natyrore kombëtare. Botimi i këtij libri do ta pasurojë literaturën shqiptare në Mal të Zi dhe më gjërë për të zgjuar kureshtjen e studiuesve të rinj për t’u marrë me aspekte tjera të kësaj problematike.
Edhe pse ky është libri i parë i kësaj natyre, Gazmend Çitaku arriti të dëshmohet si një hulumtues dhe studiues i zellshëm, me një aftësi të veçantë të vëzhgimit, me një bazë metodologjike shkencore, gjuhë të pastër dhe të kuptueshme për çdo lexues. Andaj ky libër është i mirëseardhur për opinionin shqiptar në Mal të Zi dhe më gjërë.