Sipas informacioneve jozyrtare, Interpoli ka njoftuar kolegët malazezë se nga një llogari në Google, “Adolf Hitler”, është publikuar në një blog se neo-nazistët po përgatisnin një sulm ndaj shkollës së Ulqinit “Marshall Tito”. Shefi i policisë së Ulqinit thotë se po hetojnë rastin dhe po mbajnë gjithçka “nën kontroll”.
Sipas të përditshmes “Vijesti”, Policia e Ulqinit është mobilizuat nga një kërcënim anonim se po përgatitej masakër në shkollën fillore “Marshal Tito”, transmeton Ulqini Online.
Sipas informacioneve jozyrtare, shërbimet ndërkombëtare të sigurisë nuk kanë pasur të dhëna për identitetin e personit që ka bërë të ditur kërcënimet dje, ndërsa kreu i policisë së Ulqinit, Arben Tagani, ka thënë se po kontrollojnë rastin dhe po e mbajnë gjithçka “nën kontroll”.
Duke qenë se dje nuk ishte ditë pune për nxënësit, dje në shkollë ishin vetëm disa punonjës të cilët janë larguar nga godina pasi policia i ka njoftuar për kërcënimin.